Territori Shqiptar do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm duke sjell në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu në zonat Jugore. Po ashtu dhe në orët në vijim vendi ynë në pjesën më të madhe do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Ndërkaq, ditën e enjte vynë deri në pasdite do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR parashikohet që mbrëmja dhe nata vonë të zhvillojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu në zonat Veriperëndimore, Jugperëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore Veriore.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.