Kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano në Komisionin për Sigurinë Kombëtare deklaroi se fenomeni më shqetësues mbetet dhuna në familje, për të cilin po rritet bashkëpunimi operacional në mesin e forcave të policisë.
Ai shton se këtë vit ka pasur rritje të veprave penale me rreth 5.5% ndërsa krimet e zbardhura janë më të shumta në numër se në vitin e kaluar.
Drejtori i Policisë nuk la pa përmendur dhe rastin e vrasjes makabre të Mateo Vasiut në Fier duke thënë se autori ka qenë i dënuar dhe më parë dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.
Fjala e tij në Komision:
Gledis Nano: Në përgjigjie të antarëve të këtij komisioni më lejoni tju informoj për veprimtarinë parandaluese të policisë, në qendër të vëmendjess ka qene prioritare siguria kombëtare dhe strategji të tjera për ruajtjen e rendit.
Intensifikimi i punës në të gjithë sektorët, partnerët ndërkombëtarë dhe organizanata kundër krimit.
Në fushën e menaxhimit të kufirit janë bërë arritje të shumta, është forcuar bashkkëpunimi operacional. Këto rezultate dhe ky progres është vlerësuar dhe nga ndërkombëetarët, goditja krimit që në embrion, përmirisimi i qarkullimit dhe sistemit rrugor, përmirësimi i sjelljeve në rrugë dhe të gjitha normave të transportit publik.
Lehtësimi i procedurave dhe parandalimi i korrupsionit, muaji tetor ka pasur në qendër të analizave përvecse është bërë bilanci i punës, ruajtja e rendit dhe sigurisë. Si rezultat i masave, është krejtësisht i mundur operacioni parandalus. 31 tetor 2021, 27 733 vepra penale 24 mijë, ose 88% e tyre.
Ka rritje të krimit organizuar dhe korrupsionit, po ashtu në fushën e narkotivëve dhe krimit ekonomik.