Home aktualitet Ben Blushi/ Largohem nga Top Channel për një kompani më të shëndetshme

Ben Blushi/ Largohem nga Top Channel për një kompani më të shëndetshme

nga Parler Albania

Ben Blushi ka qenë në drejtimin e Top Channel për katër vite me rradhë. Nga burimet mediatike bëhet me dije se ai është larguar nga drejtimi I medias në fjalë, ndërkohë që komunikimin ia ka komunikuar përmes një email-i stafit të tij.

 “Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”, thuhet në email dërguar stafit.

Akoma,  nuk është mësuar nëse Ben Blushi do të jetë nën drejtimin e një kompanie tjetër mediaktike apo do të rikthehet në politikë.

Ju mund te pelqeni dhe