Home aktualitet Bezo dhuron 100 milionë dollar për fondacionin Obama

Bezo dhuron 100 milionë dollar për fondacionin Obama

nga Parler Albania

Një ndër njerëzit më të pasur në botë Jeff Bezos dhuron 100 milionë dollarë për fondacionin e ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Krijuesi i kompanisë “Amazon” e dhuroi këtë shumë parash për të nderuar figurën e kongresmenit John Lewis.

Lewis ishte një hero për shoqërinë civile në vitet 1960. Ai humbi jetën vitin e kaluar.

Jeff Bezos deklaroi pas dhurimit të parave se ka kërkuar që sheshit në qendrën Presidenciale Obama t’i vihet emri John Lewis.

Miliarderi tha se e bëri këtë veprim, që të nderonte një luftëtar të lirisë që meritonte një vend special në panteonin e heronjve.

Ju mund te pelqeni dhe