Për shkak të rreshjeve të shumta të shiut dhe motit të keq që ka përfshirë vendin autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve në akset nacionale.
Por, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës.
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”-thuhet në njoftimin e ARRSH.