Home aktualitet Meta uron 109 vjetorin Forcave të Armatosura në Shqipëri

Meta uron 109 vjetorin Forcave të Armatosura në Shqipëri

nga Parler Albania

Këtë të shtunë, forcat e Armatosura të Shqipërisë festojnë këtë të shtunë 109-vjetorin e krijimit më 4 Dhjetor 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për çdo burrë dhe grua me uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer në mbrojtje të atdheut, pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, garantimit të lirisë, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë, nën Flamurin Kombëtar.

Më tej, Presidenti Meta ka inkurajuar njerëzit e shërbimit që të vazhdojnë me përgjegjësi në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive stërvitore dhe kapaciteteve operacionale, në mënyrë që të jenë gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur misionit, situatave dhe sfidave të parashtruara nga koha, si dhe detyrave që rrjedhin nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe angazhimet brenda NATO-s.

Postimi

Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.

Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike!

Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur!

Ju mund te pelqeni dhe