Home aktualitet Nagelsmann ‘’Jam i zhgënjyer nga futbolli’’

Nagelsmann ‘’Jam i zhgënjyer nga futbolli’’

nga Parler Albania

Yjet e futbollit kanë pasur një karrierë të shkëlqyer e një ndër to edhe Robert Lewandowski. Ai ka pasur një 2021 të shkëlqyer, pasi ka gjetur rrjetën në 53 raste për Bayernin, i cili fitoi titullin e tyre të nëntë radhazi në Bundeslig në Maj.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, në prag të ndeshjes me Borussia Dortmund nuk ka nguruar të flasë dhe për yllin polak, Robert Lewandowski.

“Nuk të jep përshtypjen që është i frustruar, gjithsesi është e vështirë të përtypësh një natë si ajo në Paris.

Roberti ishte dukshëm favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, tha trajneri.

“Do të kisha dashur që ai të ishte nën efektin e “Topit të Artë”.

Gjithsesi, jam i bindur që ai do të ketë një mundësi tjetër për ta fituar. Kam besim që edhe sot ai do të jetë vendimtar për ne”, përfundoi Nagelsmann.

Ju mund te pelqeni dhe