Në të gjithë Shqipërinë, dita e sotme është përfshirë nga erëra të forta që prej ditës së djeshme.
Bëhet me dije se rikthehet pezullimi i lundrimit detar në Vlorë
Përkeqësimi i kushteve të motit, edhe sot vijon i pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.
Për pasojë problematike është situata edhe në furnizimin me energji elektrike në qytezën e Orikumit dhe fshatrat e lumit të Vlorës.
Ndërkohë edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kujdesen për parkimet e automjeteve duke shmangur rrugët që zakonisht përmbyten.