E ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele mesa duket do të largohet nga “Cam Nou”.
Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa nuk është i kënaqur me ofertën që i ka bërë Barcelona për rinovim. Disa klube të Premier Leagues kanë ofruar shumë para për yllin francez dhe duket që kjo e ka bindur të vendos për largimin nga “Camp Nou”.
Televizioni spanjoll “El Chiringuito” ka raportuar se Dembele tashmë i ka treguar Xavit që në verë largohet nga Barcelona. Ndërkohë, francezi është rikthyer nga lëndimi dhe është duke luajtur si titullar te blaugranasit, ku pritet të jetë nga minuta e parë edhe kundër Bayern Munichut.
Sa i përket klubeve të interesuara, Newcastle United, Manchester United, Liverpool dhe Juventus kanë shprehur interes për francezin.