Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte sot në Durrës, ku ka folur në lidhje me rindërtimin, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Në një prononcim për mediat, Kim ka përcjellë mesazhe të forta për ruajtjen e trashëgimit të kulturore, ndërsa theksoi se Shqipëria ka pasuri të jashtëzakonshme.“Kur erdha këtu në janar dhe ishte duke ndodhur shumë punë. Puna s’ka mbaruar por ende vazhdon. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm ka histori shumë të pasur, dhe unë kam pasur mundësinë të vizitoj veprat e saj të artit. Këto monumente qëndrojnë si dëshmitarë të historisë së jashtëzakonshme të kulturës së Shqipërisë. Kushdo që vjen në Shqipëri ka patur mundësinë të shikojë dhe admirojë trashëgiminë tuaj. Ne jemi krenarë si ambasada që të jemi pjesë e kësaj përpjekjeje rindërtuese. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të ndërtuar apo rindërtuar jemi të kënqur të mund të jemi në këtë proces hap pas hapi. Jemi të kënaqur të shohim hapin e rradhës. Falenderoj të rinjtë që janë këtu sepse ata janë shkëlqimi dhe rrezja e diellit”, tha Kim.
ujtojmë këtu se qyteti i Durrësit, epiqendra e tërmetit të 26 nëntorit 2019, pati 8 monumente kulture të dëmtuara dhe 4 prej tyre të klasifikuara si “objekte me risk të lartë”.