Kryeministri Edi Rama nuk reagoi ndaj takimit me Escobar, as nuk e përmendi temëne luftës ndaj korrupsionit.
Ai tha, se me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, kishte folur dhe marrë mbështetje për procesin e Open Balkan.
Por Yuri Kim zbuloi sot përmes një postimi në Tëitter se fokusi kryesor i zyrtarit të lartë amerikan ishte mbështetja e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit dhe eliminimi i të gjitha përpjekjeve për të minuar demokracinë në BP.
Yuri Kim:
Gjatë vizitës së tij 12/9 në Tiranë, Zëvendës Asistent Sec Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai nënvizoi fokusin e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit dhe eleminimin e përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
Presim me padurim forcimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë: rritja e bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes si Aleatë të NATO-s; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022.