Home aktualitet Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç: Shumë shtete refuzojnë nismën ‘’Ballkani i hapur’’/ Shkak, se propozimi u bë nga Serbia

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç: Shumë shtete refuzojnë nismën ‘’Ballkani i hapur’’/ Shkak, se propozimi u bë nga Serbia

nga Parler Albania

Inciativa e ‘’Ballkanit të hapur’’ ka bërë të përflitetse disa vende e refuzojnë bashkëpunimin e tyre në këtë nismë.

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç shpreh se refuzimi nga shumë vende ka ardhur si pasojë sepse propozimi është bërë ngaSerbia.

 “Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, tha Daçiq për Tanjug.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” mund t’i shqetësojë vetëm “ata që janë kundër bashkëpunimit”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot dhe nesër do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ka ftuar qytetarët të protestojnë sot kundër vizitës së Vuçiçit në kryeqytetin shqiptar për t’i nënshkruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjashtë marrëveshje.

Iniciativa e “Ballkanit të Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, e cila e sheh këtë nismë si vegël që Serbia dëshiron ta përdorë kundër Kosovës.

“Ballkanin e Hapur” deri tani nuk e kanë mbështetur publikisht as partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës.

Ju mund te pelqeni dhe