Kryeministri Edi Rama , këtë fundvit ka organizuar një takim me ministrat e qeverisë, për të analizuar tre muajt e parë të mandantit të tretë. Sikur të mos mjaftonin ambientet në dispozicion të kësaj mbledhje në ambientet e Kryesisë, Rama po e mban takimin me ministrat në një restorant përballë Kryesisë së Kuvendit.
Burime bëjnë me dije, se fokusi i kësaj mbledhje është pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë.
Të hënën u mbajt dhe seanca e fundit në Kuvend, duke mbyllur kështu këtë vit, në pritje të 2022 -shit, që pritet të rezervojë zhvillime të tjera politike.
Situata në kampin rozë është e qetë, me përjashtim të akuzave që janë ngritur për dosjen e incerenatorëve, dhe fjalëve se Edi Rama është krisur me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.