Ish-kryeministri, Sali berisha ka deklaruar prerazi mbrëmjen e sotme se asgjë nuk e ndal për të qenë prezent ditën e premte në seancën e parë parlamentare të Parlamentit të ri që nis punë në datë 9 shtator.
I ftuar në emisionin “Now”, Sali Berisha theksoi se do të jetë pjesë e parlamentit të ri, pavarësisht se DASH e ka shpallur non-grata dhe pavarësisht se ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë i ka kërkuar PD-së që të distancohet nga Berisha.
Berisha ndër të tjera theksoi se ai do të bëjë gjithçka për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e vendit, duke shtuar se ai nuk fshihet pas mandatit apo sovranitetit.
“Në qoftë se ka një njeri në Shqipëri që ka të drejtë që t’i shtrojë Sali Berishës qindra mijqëra pyetje është Era Mëhilli, që i kam shtruar unë qindra mijëra pyejte.Ditën e premte Sali berisha do të jetë në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptare. Unë nuk fshihem pas mandatit, pas sovranitetit. Absolutisht jo. Nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e vendit tim. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shkelmoj atë”, deklaroi Berisha.