Home Politikë A i druhet një shkarkimi nga Sali Berisha? Përgjigjet Lulzim Basha: Nuk ka kthim pas, aleanca me SHBA-të e pacënueshme

A i druhet një shkarkimi nga Sali Berisha? Përgjigjet Lulzim Basha: Nuk ka kthim pas, aleanca me SHBA-të e pacënueshme

nga Parler Albania

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka kthim pas për sa i takon vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, kur u pyet nga gazetarët nëse ka frikë nga një shkarkim që mund t’i vijë nga paraardhësi Sali Berisha.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Lulzim Basha sulmoi mazhorancën, duke shigjetuar treshen Tom Doshi, Ronaldo Rakipi dhe Edi Rama, si një aleancë plaçkitësish për Shqipërinë.

PD ka për qëllim që të larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit, thotë më tej Basha, duke shtuar se partneriteti i PD-së me SHBA-të do mbetet i pacënueshëm.

“Rama-Doshi-Rakipi PPP-ja e radhes. Qëllimi i kësaj PPP-je , i kësaj pakice placckitsish është për të mbajtur pushtetin në kosto të familjeve shqiptare . Qëllimi ynë është të bëjmë gjithcka për të larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit. Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipëertisë në aleancen me SHBA-të. Aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA-të duhet dhe do mbetet i pacënueshmë.Ne së bashku me shqiptarët që mezi presin ndryshim do të bëjmë gjithçka që të rikthejme shpresen. Nuk ka kthim pas“, tha Basha.

Rikujtojmë se rreth një javë më parë, Lulzim Basha njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së derisa të sqarojë ccështjen me SHBA-të për shpalljen non-grata. Sali Berisha se ka pritur mirë këtë vendim, të cilin e quan nul. Ish-lideri historik i SHBA-ve ka nisur një fushatë hapur për shkarkimin e Lulzim Bashës, për zgjedhjen e të cilit në krye të PD-së i ka kërkua falje një ditë më parë demokratëve. Tashmë Berisha e konsideron Bashën ish-liderin e PD-së dhe synon mbajtjen e një referendumi për zgjedhjen e një kryetari të ri, duke mos e përjashtuar një rikthim të mundshëm të tijin pas 8 vitesh.

Porononcimi i plote:

PRONONCIMI PËR MEDIAN I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Lulzim Basha: 77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.

Pyetje: Zoti Berisha tha që nuk e sillni dot Partinë Demokratike në pushtet.

Lulzim Basha: Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!

Ju mund te pelqeni dhe