Home Lajme nga Vendi A i druhet Sali Berisha një “tradhëtie” nga Basha?

A i druhet Sali Berisha një “tradhëtie” nga Basha?

nga Parler Albania

 Berisha i sigurtë, del në mbrojtje të Besim Hajdarmatajt: U shkarkua se ishte kundër Ramës, pse s’publikojnë Vettingun e Sadushit?

A i druhet Sali Berisha një “tradhëtie” nga Basha për t’ju nxjerrë jashtë grupit parlamentar?

Berisha: Basha i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën e tij, paraqisni fakte, dokumente dhe prova. Kjo është përgjigjia që Kim ka marrë. Për këtë e falenderoj dhe e përgëzoj. Është edhe kërkesa ime. Nuk kam kërkesë tjetër.

Kim po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë?

Berisha: Sillet si guvernatore, shkel ligjet e vendit. I jep ish-bashkëshortes së kryeministri trajtimin e dosjeve. Gjykatës janë të marrë peng, e dini se jeni gazetarë. E keni Vettingun e Sokol Sadushit, keni lexuar kundër? Po Ilir Pandos? Nuk ekzistojnë! Pyesni a është bërë Vettingu? Po, është bërë. Mbahet sekret. Lexoni vendimin për gruan e tij, doli se kishte shitur një apartament, por figuronte akoma në emrin e tij. Të gjitha kanë dalë nga Vettingu i Edlirës. Gjyshja e Sadushit u zgjua me 20 mijë euro. Të gjitha janë ngritur nga Xhensila Pine, jo nga unë. Parregullsi për të cilat e ka vendin tjetër kundër. Prandaj mbahet sekret. Nuk bëhet publik vendimi i Pandës, sepse vjen erë. Jo, ikën ai tjetri që nuk e mbron Ramën dhe që akuzohet se i ka vjedhur videot dhe regjistrimet. Këta nuk flasin se janë peng.

Ju mund te pelqeni dhe