Home aktualitet Acari i dimrit mbërthen Dibrën

Acari i dimrit mbërthen Dibrën

nga Parler Albania

Acari vijon të ketë mbërthyer Qarkun e Dibrës pasi temperaturat gjatë natës kanë zbritur në – 17 gradë celsius. Më problematike situata mbetet në zonat e thella malore ku ka prezencë të madhe të akullit në rrugë.

Fshatrat e Krastës, Ostrenit e Trebishtit si dhe Tërnova e Madhe e Zerqanit janë pa komunikim për shkak të sasisë së madhe të borës dhe akullit në rrugë.

Në Bashkinë e Dibrës fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës etj janë pa komunikim. Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm. Ngrirja e tubacioneve ka lënë pa ujë banorë në qytetin e Peshkopisë por edhe të Bulqizës si pasojë e ngrirjes së tubacioneve dhe çisternave.

Pa ujë të pijshëm janë edhe fshatrat Shumbat e Sohodoll në Dibër.

Situatë problematike mbetet edhe furnizimi me energji. Prej dy ditësh grupet e OSHEE po punojnë për rikthimin e rrymës në zonën e Lurës, pasi ka patur dëmtime të rrjetit përcjellës për shkak të borës.

Ju mund te pelqeni dhe