Ditët e fundit në Komisionin e Medias është bërë një debat i madh për urimin e deputetit socialist Bujar Çela për 28 Nëntorin me foton e Enverit.
PD ka reaguar në forma të ndryshme e një prej krerëve të këtij Komisioni, Agron Gjekmarkaj është hequr disi I shqetësuar . Pasi, ai e cilëson situatën si një ngjarje provokative.
Ai deklaron se, “Këto ditë ka pasur disa ngjarje, provokative duhet të them unë. Duhet të mbajmë një qëndrim, deputeti ka provokuar pas 30 vitesh, duke kujtuar Enver Hoxhës në ditën e çlirimit. Shpresoj që deputetët socialistë të kenë një qëndrim publik për këtë”, ka thënë Gjekamarkaj, goja e të cilit është mbyllur nga deputeti i PS-së Petro Koçi.
Ky i fundit ka thënë PS është e distancuar nga periudha e diktaturës, duke i lënë të kuptohet Gjekmarkajt dhe shokëve të tij se po flasin kot,
“Lidhur me mesazhin në Whatssap, mendoj se PS është e distancuar nga periudha e diktaturës, periudhë e vetëdeklaruar si e tillë. Kuptohet që në krye të kësaj ka qënë Hoxha”, është shprehur Koçi.