Historia e secilit komb ka misterin e vet. Pas secilit mister fshihet një e vërtetë e pathënë. Për të arritur deri te e vërteta duhet të kërkosh.
Aida Shtino vihet në gjurmë të identitetit të rrënjosur thellë në shpirtin e ”nënës natyrë”. Kësaj here, zbulon ADN e vërtetë të lumit Vjosa.
Vjosa është një lumë, i cili buron në veriperëndim të Greqia në Epir dhe derdhet në Shqipëri në Detin Adriatik.
Në Shqipëri dy tributarët kryesorë janë lumi Drinos (gjithashtu buron në territorin grek) dhe lumi i Shushicës, i cili gjendet mes maleve midis Vlorës dhe Gjirokastrës. Rrjedha e mesme e Vjosës përbën një nga zonat më dinamike të lumit. Në këtë zonë shtrati i lumit zgjerohet në mbi 2 km. Një tjetër tributar i Vjosës është lumi i Langaricës, i cili ndodhet në pjesën e sipërme të luginës pranë qytetit të Përmetit. Kjo zonë me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe turistike përfshin burimet e banjave termale të Bënjës (8 të tilla në total), Kanionin e Langaricës me gjatësi 7km.
Në Vjosë derdhet edhe lumi i Bënçës (26 km), i cili është një nga degët më piktoreske të Vjosës dhe formohet nga bashkimi i Gurrës së Progonatit me përroin e Nivicës, duke përshkuar kanionet e Bënçës[lidhje e vdekur], një ekosistem tipik me vlera të mëdha biologjike natyrore.
Pas gjithë këtij peisazhi magjepsës dhe degëve të lumit të shumta janë një pasuri e madhe natyrore për Shqipërinë.
Në emisionin e realizuar nga Aida Shtino ”Identitet” në Fax News, ka zbuluar se emri i vërtetë është AOOS.
Por, përse ky ndryshim?!
Kjo dhe shumë të vërteta të tjera do të shfaqen sonte në emisionin ”Identitet” në Fax News, ora 20:30 .