Në emisionin e parë të ‘’Identitet’’, në Fax News nga Aida Shtino u zbulua një ndërtim i pazakontë në Shqipëri.
Njerëzit nuk dinin se në tokën e tyre shqiptare kishte Stonehenge.
Stonehenge është një ndërtim megalitik i Erës së Neolitit dhe Erës së Bronzit. Stonehenge përbëhen nga një grumbull gurësh pingulë të vendosur në formën e një rrethi gjigand.
Pikërisht, ky gur gjigand ndodhej në përroin e Zagorisë, pranë fshatit Limanë.

Stonehenge është një nga monumentet më të njohurë dhe misteriozë në Mbretërinë e Bashkuar. Stonehenge është një gur I madh që qëndron më vete ose me gurë të tjerë megalitik, apo të vendosur pranë njëri-tjtrit nga dora e njeriut.
Stonehenge janë gurë të quajtur ndryshe menhir. Sipas gjuhës Brittone “menhir” do të thotë , për “men” – guri, për “hir ose hîr” – që rri lartas, ose “një gur i punuar nga njeriu që rri me “krye” përpjetë.
Misteri i këtyre gurëve britanik që gjenden edhe në Shqipëri vazhdon . Kush, pse dhe si u ngjitën këta gurë tepër të rëndë në atë lartësi të pa mundur për kohën.
Toka shqiptare Është e mbushur plot me mistere, që mbartin histori të vërtetat e magjepsëse.