Një aksident I rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në bypass_in e Fierit , në fshatin Pojan. Policia njofton se ka ndërruar jetë shoferja e mjetit tip Benz ,19 vjeçe banuese ne Tiranë dhe ka mbetur I lënduar pasagjeri 21 vjeç , cili ndodhet në spitalin e Fierit në kujdesin e mjekëve.
“Rrethë orës 22:35 , në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dal nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen XH.M 19 vjeçe , banuese në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri ,shtetasi S.Xh 21 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital 19 vjeçaria XH.M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit.