
3 persona janë arrestuar nga policia në Fier dhe Lushnje, për shkak se kanë shkelur rregullat e qarkullimit, duke shkaktuar dhe aksidentimin e një të mituri në një rast.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
P. I., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur si edhe me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
I. R. 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Mbrostar Ferko”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford” ka përplasur automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin A. G. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.