Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Katjel-Rodokal në zonat rurale të Pogradecit, ku ka ndërruar jetë pasagjeri i një mjeti, 18-vjeçari Mateo Torra.
Policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet E.H, 22-vjeç, ndërsa vetë i riu po ashtu ka përfunduar në spital për shkak të plagëve që ka marrë.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.