Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa të Kosovës, 3 vajza (20, 23 dhe 30-vjeç) kanë mbetur të plagosura rëndë, dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit me pasoja të rënda.
Ky aks është një njollë e zezë sa i takon aksidenteve në vend.
Njoftimi i policisë:
Më dtë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.