Home aktualitet Aktiviteti i lojërave të fatit / Pronari ‘’e pëson keq’’

Aktiviteti i lojërave të fatit / Pronari ‘’e pëson keq’’

nga Parler Albania

Ditën e sotme, pas një kontrolli nga policia iu zbulua ushtrimi I paligjshëm I aktivitetit për lojërat e fatit.

Sipas uniformave blu, u vendos në pranga shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Vijon operacioni policor i koduar ‘Fati i lojërave’.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën ‘Ferit Xhajko’, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Organizimi i lotarive të palejuara’ dhe ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara’”. – shkruhet në njoftimin e policisë.

Ju mund te pelqeni dhe