Home Show Bizz Aktorja e famshme i lë të gjithë me gojëhapur, merr vëmendjen e plotë me një fustan të zi pas trupit në Festivalin e Venecias

Aktorja e famshme i lë të gjithë me gojëhapur, merr vëmendjen e plotë me një fustan të zi pas trupit në Festivalin e Venecias

nga Parler Albania

Aktorja e famshme Kate Hudson i la të gjithë gojëhapur, ndërsa morri pjesë në Festivalin e Filmit në Venecias.

Kate u vesh me një fustan të vogël të zi, që rezultoi të ishte pamja e saj më e guximshme dhe më e rrezikshme deri më tani.

Për të shënuar rastin e veçantë, ylli i “How to Lose a Guy in 10 Days” doli në një krijim Mônot, i cili paraqiste një prerje dramatike deri në kofshë dhe prerje ekstreme që shfaqnin fizikun e saj të tonifikuar.

Ajo vendosi bizhuteri Crivelli dhe e kombinoi veshjet me taka të mahnitshme. Hudson u stilua nga Sophie Lopez.

Aktorja postoi një fotografi të zjarrtë në Instagram, duke shkruar me butësi, “‘Para se të dilni nga shtëpia, shikoni në pasqyrë dhe hiqni një gjë” – teksa citonte Coco Chanel.

Vëmendjen e plotë sigurisht e morri fustani i saj, pasi grimin dhe flokët ishin rregulluar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

Një gjë është e qartë: Pavarësisht nëse ajo është në shtëpi apo në Venecia, fansat gjithmonë mund të mbështeten në Kate për veshje që lënë pa fjalë.

Ju mund te pelqeni dhe