Home Bota Ambasada e ShBA-ve në Tiranë thirrje qeverisë ruse: Lironi Navalnyn dhe të gjithë ata që mbahen në burg padrejtësisht

Ambasada e ShBA-ve në Tiranë thirrje qeverisë ruse: Lironi Navalnyn dhe të gjithë ata që mbahen në burg padrejtësisht

nga Parler Albania

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar përmes një postimi në facebook 1-vjetorin e helmimit të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili aktualisht ndodhet në burg në Rusi.

Në njoftimin publik ambasada i bën thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë shefin e opozitës ruse, si dhe të gjithë ata të cilët mbahen padrejtësisht në qeli si të burgosur politik.

Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.

Ju mund te pelqeni dhe