Home Analiza Amerika nje dite me pas…

Amerika nje dite me pas…

nga Parler Albania

A rrezikon Trump dhe ….c’eshte Amendamenti 25 i Kushtetutes amerikane…

Nje dite pas ngjarjeve te dhuneshme ne Washington ku protestuesit e Pro-Trump sulmuan godinen e Shtet-qeverise amerikane duket se zemerimi nga kahe te ndryshme te politikes vendase sot ka mberritur kulmin dhe shume deklarata jane bere tashme publike …

Nderkohe qe mes qytetareve te thjeshte amerikane vazhdon te mbizoteroje mendimi se ata ndihen te vjedhur, te tradhetuar e te zhgenjyer me farsen elektorale te 3 nentorit ku edhe vete Trump i qendron fort ketij mendimi …tek politikanet, kongresmenet e senatoret sidomos demokrate po degjohen gjithnje e me fort zera per aplikimin e Amendamentit te 25 te Kushtetues amerikane per shkarkimin e Presidentit aktual Donald Trump nga detyra…

Po c’eshte ky Amendament e cili eshte interpretimi i tij ?

Amendamenti ne fjale qe ka te beje me largimin ose zevendesimin e Presidentit amerikan ne detyre u ratifikua nga kongresi e senati amerikan ne 1967 …disa vjet pas vrasjes se Presidentit J.F.Kennedy.

Ne pikat 3dhe 4 te ketij Amendamenti parashikohet qe kongresi e senati me kerkese te nje grupi te caktuar kongresmenesh e senatoresh republikane apo demokrate qofshin keta apo edhe Mix ka te drejte te sjelle per shqyrtim , miratim apo te hedhe poshte kerkesen e tyre per shkarkimin e Presidentit ne detyre per dy aresye…ose kur ai eshte i pa mundur fizikisht , eshte i semure dhe semundja e kurimi i tij mund te zgjase per disa kohe , ndodhet nen kurim intensiv me kohe te gjate, pra eshte i pa mundur fizikisht etj etj……ose kur Presidenti gjykohet e ”certifikohet” nga mjeket e psikolloget e specialistet e gjykatesit perkates se ai nuk eshte me ne gjendje mendore normale , eshte i pa pergjegjshem per vendimet e qendrimet e tija dhe cilesohet si i pa afte te kryeje ne vazhdim detyren e tij…

Nancy Pelosi e para …e mbeshtetur edhe nga nje grup kongresmenesh e senatoresh demokrate i kane kerkuar sot publikisht zv.presidentit amerikan Mike Pence [ i cili e ka kete te drejte ] te aplikoje ndaj Trump Amendamentin ne fjale dhe me pas Kongr . & Senati ta largojne ate nga Zyra Ovale perpara 20 janarit kur do te jete ceremonia inaugurale e presidentit te 46 te USA …Joe Biden …dhe funksionin e presidentit per ditet e mbetura ta kryeje zv.presidenti Pence…

Nderkohe Prokurori i perkohshem i SHBA Michael Shervin tha sot publikisht se ata po hetojne e kane hapur nje ceshtje penale reth gjithe asaj c’ka ndodhi te Merkuren e 6 janarit 2021 ne US Capitol …duke shtuar se nen kete lloj hetimi nuk ben perjashtim as Presidenti Trump e nese do te vertetohet ndonje lloj fajesie e nxitje e tij ne adrese te protestuesve qe me pas nderrmoren aktet e dhuneshme edhe ai do te pergjigjet para ligjit si cdo lloj shtetasi tjeter amerikan ….

Nderkohe qe dje dy nga keshilltaret e aferta te Zonjes se pare te Shtepise se Bardhe Melanie Trump qe mbreme dhane doreheqjen
…sot ishte Sekretarja e Transportit Elaine Chao qe deklaroi se do te jape doreheqjen nga detyra e saj…ne forme proteste per dhunimin qe ju be US Capitol dhe fyerjes se rende qe ju be kushtetutes – tha ajo…

Vete zv.presidenti Pence eshte shprehur teper i indinjuar reth gjithe asaj c’ka ngjau mbreme ne Washington dhe ka kritikuar ashper Presidentin Trump nderkohe qe vete Pence ndodhet nen akuzat e ashpra per tradheti te qindra mijera e ndoshta edhe miliona amerikaneve te zhgenjyer me rrezultatin e zgjedhjeve te 3 nentorit e vecmas te simpatizanteve te Trump e anetareve te thjeshte te Partise Republikane ne shume shtete te SHBA…

Presidenti i certifikuar mbreme dhe i konsideruar tashme zyrtarisht si i 46 president i USA …Joe Biden e quajti sot ne nje dalje publike ngjarjen e mbremeshme ndaj US Capitol si nje nga ngjarjet me te erreta e me te renda te historise te Amerikes moderne…dhe kerkoi marrjen e masave dhe denimin sipas ligjit per organizatoret e dhunuesit …

Nderkohe eshte pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur nje hetim special…oficeri qe qelloi mbreme me arme brenda salles se Kongresit ku mbeti e vrare nje qytetare – protestuese …

Nga 4 te vraret qe deklarohen zyrtarisht pas ngjarjeve te mbremeshme …3 prej tyre kane vdekur per shkaqe shendetesore e jo ne perleshje me policine a forcat speciale te pranishme ne ngjarjen ne fjale …ndaj abuzimi me shifren e 4 te vrareve mbreme ne protesten ne fjale eshte dashakeq e teper i denueshem…

I ashper ne deklaraten e tij ndaj Trump ka qene vecmas edhe republikani Adam Kinzinger i cili i ka kerkuar zv.presidentit Pence ti dale per zot detyres se tij kushtetuese…

Nderkohe po sot vete Presidenti Trump deklaroi se asnjehere nuk do ta njohe rrezultatin e ketyre zgjedhjeve te vjedhura e te manipuluara por shtoi ai …kalimi i pushtetit dhe i detyres ne 20 janar do te jete paqesor e korrekt duke respektuar ligjin e kushtetuten amerikane …

Ne sapo e kemi nisur luften tone ne lidhje me …Keep America Great dhe une i premtoj cdo amerikani te thjeshte e patriot qe e do vendin e tij se nuk ka kthim mbrapa ne luften tone dhe se ne kurre nuk do te dorezohemi… derisa te fitojme … tha sot Trump publikisht…

Aspak nuk eshte pritur mire nga mijera e milione amerikane madje jo vetem perkrahes te Trump fakti se Twiter e FB i kane bllokuar llogarite e tija personale ne to Presidentit amerikan ne detyre …aq me shume qe edhe You Tube e ka fshire tashme nga faqja e tij nje Video te Trump -it ne te cilen ishte regjistruar fjala e Trump drejtuar perkrahesve te tij e protestuesve te mbremshem ku ju kerkonte te demonstronin paqesisht e pas protestes se tyre pa incidente e dhune te ktheheshin ne shtepite e tyre….

Cfare pritet te ndodhe?

Shume-c’ka por edhe ndoshta asgje …lufte e retorike politike apo zbatim rigoroz i ligjit e i kushtetutes…denim i kryengritesve Pro-Trump apo kalim i situates pa shume grindje e sherre per te mos e acaruar e tensionuar edhe me ate…

Do te arrijne dot Pelosi e grupi propozues i demokrateve ta vene ne zbatim Amendamentin 25 te kushtetutes amerikane per ta larguar Trump nga zyra e detyra perpara 20 janarit …do ta pranoje ”ultimatumin” e tyre zv presidenti Pence deri dje krahu i djathte i Trump…etj etj pyetje te tilla te shumta dale pas ngjarjeve te mbremeshme…?

Te shohim e te presim se c’do te ngjase ne ditet ne vijim …ndoshta gjithcka e ndoshta asgje… tashme me shume se kurre me plot gojen mund te thuash …This is Amerika !

A.R.DOSTI

Ju mund te pelqeni dhe