Home Uncategorized Arrestohet roja i mbretëreshës, abuzoi seksualisht me 2 të rinj

Arrestohet roja i mbretëreshës, abuzoi seksualisht me 2 të rinj

nga Parler Albania

Një nga rojet e mbretëreshës së Anglisë është arrestuar për ngacmim seksual ndaj dy të rinjve të rekrutuar së fundmi.

Në ditën e tyre të dytë si pjesë e rojeve mbretërore dyshohet të jenë abuzuar me një lodër teksti në oborrin e kështjellës Windsor.

Një nga drejtuesit e ushtrisë ka konfirmuar se një roje ishte shkarkuar dhe arrestuar pas nisjes së një hetimi.

Forcat ushtarake janë të vendosura pranë kështjellës së Windsor. Pjesë e kësaj baze janë ushtarët që qëndrojnë në pallatet mbretërore dhe trupat e këmbësorisë të vijës së parë.

Ky incident ka ndodhur vetëm pak muaj pas shpërbërjes së një baze të Forcave Ajrore Mbretërore.

Ju mund te pelqeni dhe