Policia në Korçë ka arrestuar një shtetas i cili ka aksidentuar me automjet një këmbësore.
Në pranga ka përfunduar shoferi me iniciale B.M i cili duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen P.Q, 27 vjeçe, banuese në Korçë.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 7, Korçë ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u kap menjëherë nga uniformat blu. 27-vjeçarja pasi mori mjekim në spital u largua pa pasoja drejt banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.