Home aktualitet ARRSH: Kujdes nga inertet në rrugë/ Moti i keq vazhdon

ARRSH: Kujdes nga inertet në rrugë/ Moti i keq vazhdon

nga Parler Albania

Për shkak të rreshjeve të shumta të shiut dhe motit të keq që ka përfshirë vendin autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve në akset nacionale.

Por, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës.

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”-thuhet në njoftimin e ARRSH.

Ju mund te pelqeni dhe