Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga atentati që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së shtunës, ku Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në Astir.
E ftuar në news 24, Lala tha se viktimat kanë qenë bashkë me një vajzë në makinë, dhe se janë ndjekur për 4 orë nga agresorët gjatë kohës që kanë lëvizur nëpër Tiranë.
“Bashkë me Armando Dumanin dhe Erigers Mihasin ka qënë dhe një vajzë, janë ndjekur për katë orë. Nuk dihen marrëdhëniet mes tyre, por nga të dhënat në telefonin e Mihasit, rezulton se telefonata e fundit ka qenë me vajzën që i shoqëronte.
Vajza është zbritur vetëm 30 minuta para se të ndodhte atentati. Kanë lëvizur në disa zona të Tiranës .
Makina rezulton se ishte blerë pak muaj më parë prej 70 mijë eurosh.
Gjithë itensiteti i sulmit është tek Erigers Mihasi. Janë gjetur dy gëzhoja në vendngjarje dhe disa te automjetin që është djegur në Thumanë.
Mendohet se janë mbi 20 plumba të qitur.
Disa nga kamerat përgjatë Unazës, nuk kanë funksionuar sepse është në punë e sipër. Mendohet se janë 3 autorë të dyshuar. Vlerësohet si nëj vrasje e kalibrit të lartë”, tha Lala.