Kohët e fundit, ngjarjet tronditëse vijnë nga shteti I Afganistanit, ku tabelanët pas ardhjes në pushtet janë zotëruar të trajtojnë problemin e trafikut në rajon.
Përdoruesi i rregullt i drogës Ahamd, i cili endet rrugëve të Kabulit me një qen shihet teksa i ka vendosur një shishe në hundën e qenit duke e droguar.
Kafsha me katër këmbë nuk mund të lëvizë. Në pamje të parë dhënia e heroinës qenit duket krejtësisht e pakuptueshme. Përgjigjen për këtë veprim të trishtë e jep një prej të pastrehëve në Kabul.
Ai tregon se personat e pastrehë u japin drogë qenve që ata të bëhen të varur prej tyre dhe të jenë vazhdimisht pranë tyre për t’i ngrohur netëve të ftohta. Talibanët thuhet se kanë identifikuar dhe rrahur përdoruesit e lëndëve narkotike të pastrehë.
Madje ato janë të frikësuar sepes ka prova që talebanët kanë shkuar dhe më larg duke i vrarë këta përdorues.
Parler Albania
Ka përfunduar procesi i blerjes së Alpha Bank Albania, nga OTP bank, e cila po ashtu operon në vendin tonë vitet e fundit.
Mediat greke njoftojnë se OTP ka blerë 100% të aksioneve, ndërkohë që thonë se në këtë proces shitje ka pasur një interes shumë të madh të investitorëve vendas dhe të huaj.
Marrëveshja e nënshkruar me OTP-në, sipas tyre, ka tejkaluar pritshmëritë e paraqitura në planin strategjik të Alpha Bank “Project Tomorrow”, për sa i përket çmimit dhe është plotësisht në përputhje me angazhimin e Grupit për fokusim në tregjet kryesore.
Grupi Alpha Bank përfundoi transaksionin, duke arritur një çmim dukshëm më të lartë krahasuar me transaksionet e mëparshme në Shqipëri. Çmimi i rënë dakord për shitjen e bankës ka qenë 55 milionë euro kundrejt 30 milionë eurove që kishte qenë plani fillestar.
Fondet që do të përfitohen nga shitja e bankës greke në Shqipëri do të kanalizohen në Greqi, Rumani dhe Qipro.
Transaksioni do të krijojë një grup të fortë bankar në Shqipëri, me pjesë tregu prej rreth 11% për sa i përket aktiveve.
E ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele mesa duket do të largohet nga “Cam Nou”.
Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa nuk është i kënaqur me ofertën që i ka bërë Barcelona për rinovim. Disa klube të Premier Leagues kanë ofruar shumë para për yllin francez dhe duket që kjo e ka bindur të vendos për largimin nga “Camp Nou”.
Televizioni spanjoll “El Chiringuito” ka raportuar se Dembele tashmë i ka treguar Xavit që në verë largohet nga Barcelona. Ndërkohë, francezi është rikthyer nga lëndimi dhe është duke luajtur si titullar te blaugranasit, ku pritet të jetë nga minuta e parë edhe kundër Bayern Munichut.
Sa i përket klubeve të interesuara, Newcastle United, Manchester United, Liverpool dhe Juventus kanë shprehur interes për francezin.
Në qevrinë greke duket se po veprohet me një stil e me një taktikë komplet tjetër nga shetet e tjera.
Qeveria greke duket e gatshme për të ndërmarrë hapat e rradhës për të mbrojtur imunitetin e popullsisë greke nga shpërthimi masiv vdekjeprurës I koronavirusit, I cili u bë edhe më ngjitës me variantin e ri ‘’Omicron’’.
Stafi i qeverisë, duke i dhënë përparësi rritjes së vaksinimeve me të gjitha dozat, po studion shtrirjen e detyrimit ndaj grupmoshave më të reja pas përgjigjes së kënaqshme që duket se po konstatohet tek qytetarët mbi 60 vjeç dhe të cilëve shëndeti dhe jeta është në rrezik më të madh, me shtrirjen e vaksinimit të detyrueshëm për qytetarët mbi 50 vjeç.
Njëkohësisht po përgatit terrenin për analiza masive diagnostikuese në të gjithë popullatën për të filluar rënien e kurbës epidemiologjike që tregon tendenca stabilizuese, por që ende shkakton një numër të lartë viktimash, sidomos te të moshuarit.
Në kundërshtim me opozitën zyrtare, e cila nuk u pajtua me dispozitën që detyrimi të shoqërohet me pasoja negative për ata që vazhdojnë, pra me gjobë mujore prej 100 eurosh, vendosmëria e qeverisë solli rezultate inkurajuese. Është karakteristik se para përfundimit të katër ditëve të para nga njoftimi se të vaksinuarit mbi 60 vjeç kanë afat deri më 16 janar për të bërë takimin e parë në një qendër vaksinimi, mbi 50 mijë grekë mbi 60 vjeç, që korrespondojnë me 10%. të një kategorie të veçantë, ata nxituan ta bënin këtë.
Rritje të ndjeshme ka pasur edhe takimet për marrjen e dozës së tretë, i cili po ashtu konsiderohet i rëndësishëm për arritjen e murit të dëshiruar të imunitetit.
“Gënjeshtra të këqija, nëse të gjithë bashkëqytetarët tanë mbi 60 vjeç do të ishin vaksinuar me të tri dozat, atëherë ka gjasa që 90% e vdekjeve të regjistruara gjatë kësaj periudhe të ishin shmangur”, tha një zyrtar qeveritar i cili është duke parë nga afër situatën. Të dhënat tregojnë se si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë botën, 9 në 10 nga ata që humbasin jetën janë të pavaksinuar.
Testim falas
“Detyrimi i vaksinimit për ata mbi 60 vjeç është detyrim moral, për t’i bindur për nevojën e vaksinimit”, thekson në çdo rast zoti Mitsotakis. Pas rekomandimit të tij, Komiteti Kombëtar i Vaksinimit nxori një direktivë për të reduktuar intervalin midis dozave të dyta dhe përforcuese. Kryeministri kishte sugjeruar që nga 6 të shkonte në 4 muaj, por Komisioni më në fund vendosi të premten që të bëjë dozën e tretë pas tre muajsh nga i dyti.
Ndihmësit e kryeministrit theksojnë se ekziston mundësia operacionale që personat që kanë përfunduar vaksinimin deri në fund të gushtit, të mund të marrin dozën përforcuese brenda dhjetorit.
Në të gjithë Shqipërinë, dita e sotme është përfshirë nga erëra të forta që prej ditës së djeshme.
Bëhet me dije se rikthehet pezullimi i lundrimit detar në Vlorë
Përkeqësimi i kushteve të motit, edhe sot vijon i pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.
Për pasojë problematike është situata edhe në furnizimin me energji elektrike në qytezën e Orikumit dhe fshatrat e lumit të Vlorës.
Ndërkohë edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kujdesen për parkimet e automjeteve duke shmangur rrugët që zakonisht përmbyten.
Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s ka lajmëruar se tetë klube janë ndëshkuar sepse nuk ka respektuar fair play financiar.
Bëhet fjalë për FC Astana (KAZ), CFR 1907 Cluj (RUM), PFC CSKA-Sofia (BULL), Mons Calpe SC (GIB), FC Porto (POR), Real Betis Balompie (SPA), CD Santa Clara (POR) dhe Sporting Clube de Portugal (POR).
Astana dhe Cluj janë gjobitur respektivisht me 150 mijë euro dhe 200 mijë euro, ndërsa klubet e tjerë janë dënuar me përjashtim me kush nga kompeticionet e ardhshme të UEFA-s për klube në të cilët do të kualifikoheshin për tre sezonet e ardhshme (ose më saktë 2022/23, 2023/24 dhe 2024/25), nëse nuk do të tregojnë brenda 31 janarit 2022 se i kanë shlyer borxhet që kanë.
Yjet e futbollit kanë pasur një karrierë të shkëlqyer e një ndër to edhe Robert Lewandowski. Ai ka pasur një 2021 të shkëlqyer, pasi ka gjetur rrjetën në 53 raste për Bayernin, i cili fitoi titullin e tyre të nëntë radhazi në Bundeslig në Maj.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, në prag të ndeshjes me Borussia Dortmund nuk ka nguruar të flasë dhe për yllin polak, Robert Lewandowski.
“Nuk të jep përshtypjen që është i frustruar, gjithsesi është e vështirë të përtypësh një natë si ajo në Paris.
Roberti ishte dukshëm favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, tha trajneri.
“Do të kisha dashur që ai të ishte nën efektin e “Topit të Artë”.
Gjithsesi, jam i bindur që ai do të ketë një mundësi tjetër për ta fituar. Kam besim që edhe sot ai do të jetë vendimtar për ne”, përfundoi Nagelsmann.
Meta uron 109 vjetorin Forcave të Armatosura në Shqipëri
Këtë të shtunë, forcat e Armatosura të Shqipërisë festojnë këtë të shtunë 109-vjetorin e krijimit më 4 Dhjetor 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.
Me këtë rast, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për çdo burrë dhe grua me uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer në mbrojtje të atdheut, pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, garantimit të lirisë, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë, nën Flamurin Kombëtar.
Më tej, Presidenti Meta ka inkurajuar njerëzit e shërbimit që të vazhdojnë me përgjegjësi në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive stërvitore dhe kapaciteteve operacionale, në mënyrë që të jenë gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur misionit, situatave dhe sfidave të parashtruara nga koha, si dhe detyrave që rrjedhin nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe angazhimet brenda NATO-s.
Postimi
Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.
I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.
Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike!
Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur!
Një vullkan shpërtheu në ishullin indonezian Java, duke dërguar një shtëllungë të madhe hiri në qiell, i cili ka mbuluar fshatra të tërë.
Sipas BBC, banorët pranë malit Semeru në Java lindore janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur.
Agjencia lokale e lajmeve Antara tha se një shi i dendur i hirit vullkanik ka pushtuar gjithcka në zonat përreth duke krijuar nje pamje apokaliptike.
Ndodh edhe kjo/ Të vjedhin kartën e bankës edhe të moshuarit
Një 46 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.
Policia bën me dije se gruaja i ka vjedhur kartën e bankës një 42-vjeçari dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat.
Menjëherë pasi konstatoi mungesën e kartës, 42-vjeçari fillimisht kontaktoi bankën për bllokimin e saj, por gruaja ia kishte marrë paratë. Në këtë situatë ai i drejtohet policisë dhe bën një denoncim për vjedhje.
“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat”, thuhet në njoftimin e policisë.