Një grup i parë qytetarësh afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në aeroportin ushtarak në Rinas pas orës 02.00 të mëngjesit. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për më shumë se 120 persona, mes tyre dhe shumë fëmijë, të nisur nga Kabuli. Ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra. Ndërsa prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij, autoritetet shqiptare janë shprehur se do të presin disa mijëra. Një ditë më parë në një intervistë për televizionin CNN, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për të paktën 4 mijë persona.
Pas mbĂ«rritjes nĂ« aeroport, grupi i qytetarĂ«ve afganĂ« do tĂ« qĂ«ndrojĂ« fillimisht nĂ« tendat e ngritura posaçërisht pranĂ« aeroporti ushtarak, ku atyre do tâju ofrohet dhe asistenca e parĂ« mjekĂ«sore, ndĂ«rsa do tĂ« kryejnĂ« dhe formalitetet burokratike. Sipas njĂ« vendimi tĂ« miratur tĂ« mĂ«rkurĂ«n nga Qeveria shqiptarĂ«ve, qytetarĂ«ve afganĂ« do tâu ofrohet statusi i âmbrojtjes sĂ« pĂ«rkohshmeâ. Po sipas kĂ«tij vendimi ata mund tĂ« qĂ«ndrojne deri nĂ« 1 vit nĂ« ShqipĂ«ri.