Protestuesit e lagjes “5 maj’ dhe zonave të tjera që preken nga shembja e shtëpive kanë dalë në protestë dhe ditën e sotmë. Ndërsa pritet të nisë seanca plenare, ata janë përplasur me efektivët e policisë duke kërkuar me ngulm që në Kuvend të kenë dy përfaqësues.
Pak më parë kryeministri Edi Rama u ndal duke biseduar me ta dhe mori 3 gra me vete për të folur mbi shqetësimin e tyre.
Banorët para parlamentit:
‘Nuk do hyjmë të gjithë në parlament, le të marrin dy përfaqësues. Dy duhet të futen, i çoni fjalë kryetares, të futen brenda dhe të dëgjojet zëri i popullit’