Dita e 11 e grevës së urisë për gratë naftëtare vazhdon, duke qëndruar edhe pse gjëndja shëndetësore e tyre është rënduar. Ato deklarojnë se nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kushteve të tyre.
Ato ju bëjn thirrje edhe grave politikane si dhe amabasadores amerikane Yuri Kim të shohin gjendjen e tyre dhe të solidarizohen me to.
“Të gjitha grave të pralamentit shqiptare, ambasadores Yuri Kim, të vijnë dhe të na shikojnë këtu. Na mjafton një mbështetje e tyre. Kush na vjen për poltikë le të ike. Të shohë gjendjen tonë shëndetësore. Greva do të vazhdojë deri në vdekje. Ne nuk e lëmë grevën e urisë. Duke fillua nga nesër do të marrim edhe fëmijët. Përderi qeveria nuk po reagon, kemi menduar të sjellim fëmijët këtu.”– thanë gratë për mikrofonin e nje televizioni shqiptarë.
