Treshja e Manchester United, Jadon Sancho, Mason Greenwood dhe Jesse Lingard dhe yjet e Arsenalit, Emile Smith Rowe dhe Ben White, janë përjashtuar nga skuadra kombëtare e “3 luanëve” për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2022 kundër Shqipërisë dhe San Marinos.
Parler Albania
Dimitrov në takimin për ‘Open Balkan’: Do të eleminojmë barrierat tregtare
Bashkëpunimi rajonal është zgjedhje europiand e e zgjuar. Mendoj që nuk ka mëdyshje kur përballesh me krijimin e probklemeve dhe ke mundësi të krijosh zgjidhje.
Gjendem sot në Beograd dhe ju falenderoj për mikëpritjen e ngrohtë megjithëse ndodhemi në një situatë mjaft komplekse. Nuk mund të ja lejojmë vetees të mungojmë.
Për një Ballkan të qëndrueshëm duhet që kufinjtë të mos kenë aspak rëndësi.
Një nga etërit themelues të BE, vizioni I tij prezantoi fakte specifike që kanë të bëjnë me solidaritetin, të kujdesemi për njëri tjetrin ashtu si për veten. Tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër dhe të ndihmojmë njëri tjetrin për të përballur katastrofat natyrore. PPP do të rritet me 10% krahasuar me atë para pandemisë.
Kur vjen fjala për qytetarët e trojeve tona, do kishim përfitim nëse do të eleminonim barrierat tregtare.
Marrëveshje që parashikon që do të jetë e mjaftueshme që ushqimi apo artikujt të kenë miratimin e nje laboratori, qpftë maqedonas ose serb prandaj kemi hartuar një plan për të kaluar këto mangësi të integrimit të ngadaltë.
Ajo cfarë na mungon dhe e kemi trajtuar në takimin duam të deklarojmë një sërë fitoresh sëbashku dhe aq më tërheqëse do të bëhet nisma për vendet e tjera.
Në dokumentet e miratuara kemi shprehur se bashkëpunimi nuk është alternativ për BE, në kushtet kur integrimi europian minohet ne nuk mund të rrimë pa bërë asgjë, duhet të bëhemi më bindës.
Thoma Kaçi ‘’pre’’ e një grabitjeje me kërcënim arme / Policia e Sarandës vë në pranga autorët
Banesa e noterit Thoma Kaçi ka rënë pre e një grabitjeje. Nga burimet e policisë mësohet se e kanë kërcënuar edhe me armë noterin. Në mesin e personave të arrestuar është edhe një ish –I dënuar për trafik droge në Greqi.
Policia e Sarandës ka arrestuar tre autorët e dyshuar për grabitjen e banesës.
Personat e vënë në pranga janë: Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë; Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.
Incidenti në filmin ‘’Hust’’/ Padi ndaj aktorit Alec Baldwin nga i shoqi i Hutchins
Një tjetër lajm i keq duket në horizont për aktorin Alec Baldwin i cili aksidentalisht vrau kineastën Halnya Hutchins.
Sipas mediave amerikane burri i Hutchins ka vendosur të ngre padi dhe ka hedhur hapin e tij të parë.
Ai ka punësuar një avokat i cili do të merret me këtë çështje. Padia do të ngrihet me akuzën ‘ vdekje si pasojë e pakujdesisë’ dhe do të sjellë në gjyq shumë persona mes tyre dhe aktorin.
Michael L. Mandell, avokat i specializuar në këto lloj çështjesh, duke folur për shtyp, deklaroi se rasti do të synojë kompaninë e prodhimit, Alec Baldwin dhe producentë të tjerë të Rust, duke nënvizuar dhe faktin që Baldwin është një nga prodhuesit e filmit dhe mund të rrisë mundësinë e ndjekjes penale të tij.
Kujtojmë që se fundmi mediat amerikane kanë shkruar se emrat të cilët janë në qendër të hetimit janë Dave Halls dhe Hannah Gutierrez Reed, ekspertja e armëve të filmit.
Dave Halls i cili i dorëzoi Baldëin armën që shkaktoi aksidentin në deklaratën e tij të parë pas ngjarjes është shprehu:
‘Shpresoj që kjo tragjedi të shtyjë industrinë të rivlerësojë vlerat dhe praktikat e saj për të siguruar që askush të mos dëmtohet përsëri gjatë procesit krijues. Halyna Hutchins nuk ishte vetëm një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar, por edhe një mikeshë’ .
Në deklaratën e tij ai nuk e ceku pjesën e armës.
Pas takimit të ditës së sotme me ambasadoren e SHBA-së, Gledis Nano deklaroi se takimi I tyre ishte në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e SHBA-së për rritjen e sigurisë mes dy vendeve. Ai deklaron se i ka siguruar Yuri Kim se policia do të jetë në nivelet e duhura të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin .
“Sapo zhvilluam një takim me ambasadoren. Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që policia ka me agjencitë e SHBA. Janë partnerë strategjik dhe kemi mbështetjen kryesore të policisë se shtetit për trajnime, asistencën logjistikë e konsulencë.
E vlerësoj këtë bashkëpunim e mbështetje. I sigurova që policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin e korrupsionin”, deklaroi Gledis Nano.
Më tej ai shtoi se ka kërkuar nga ambasadorja e SHBA mbështetje për Policinë sepse kjo është një luftë, e cila nuk mund të bëhet e vetme.
“Kërkova mbështetjen për Policinë. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm, jam i bindur që bashkë do ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë dhe për të mbështetur edhe ne SHBA-në në sigurinë e qytetarëve amerikanë”, theksoi Nano.
Analiza e Met Office /Temperaturat mund të shkojnë dri në 50 gradë celsius
Sipas një analize të Met Office temperaturat në Evropë mund të arrijnë deri në 50 gradë Celsius çdo 3 vite nëse emetimet globale vazhdojnë të shënojnë rritje.
Sipas Met Office, nëse bota nuk ndërmerr veprime të rëndësishme për ndryshimin e klimës, deri në vitin 2100 kontinenti duhet të përgatitet për valë të shumta nxehtësie çdo vit.
Në mars, Beijing përjetoi atë që u quajt “apokalips”.
Australia u godit nga valë të shumta nxehtësie. Në qershor gjithashtu Kanadaja u prek nga valë të shumta nxehtësie, me temperatura që arrinin në 50 gradë. Temperaturat madje shkaktuan edhe viktima.
Shkencëtarët fajësuan ndryshimet klimatike. Në korrik, Gjermania u godit nga reshje të shumta, të cilat në disa zona vazhduan për 48 orë. Të paktën 200 persona humbën jetën.
Ndërkohë vendet po angazhohen për të vënë në kontroll ndryshimet klimatike, raporton abcnews.
Samiti global i klimës COP26 në Glasgoë shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. 200 vendeve janë zotuar se do të ulin emetimet dhe kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme.
Rumania në kolaps/ Mbi 500 të vdekur nga Covid, mungesë shtretërish në spitale
Rumania është një nga shtetet europiane të goditura rëndë nga koronavirusi Covid-19. Rritja e infektimeve ditore është e lartë dhe spitalet në disa qytete janë në kolaps.
Autoritetet shëndetësore rumune raportuan se në 2 Nëntor, gjatë 24 orëve humbën jetën 591 persona të infektuar me Covid, ndërsa numri mesatar ditor i vdekjeve është rreth 500. Po kështu, edhe vaksinimi në Rumani është me ritme të ulëta dhe është një nga shtetet me ecurinë më të ngadaltë në këtë proces.
Qyteti i Buzaut, në veri të Bukureshtit, po përballet aktualisht me një situatë të rëndë nga pandemia. Në spitale nuk ka më shtretër për të sëmurët. Pacientët të cilët paraqiten në spital, mjekët i vendosin nëpër makina te zona e parkingut me oksigjen. Shkak është mungesa e shtretërve të lirë për shkak të numrit të lartë të personave të infektuar.
“Kemi që dje nga ora 01:00 në makinë. Infermierja na ka shpjeguar se si të përdorim tubin e oksigjenit, ka shumë njerëz në spital dhe nuk e përballojnë dot. Ka shumë presion, janë dy infermiere për 70 pacientë”, tha i afërmi i një pacienti rumun që po qëndron i shtruar në makinë.
Mjekët e konsiderojnë situatën dramatike. Ata thonë se shumë prej pacientëve që i kanë vendosur në parkingun e spitalit, janë të pavaksinuar dhe shkojnë në spital shumë vonë. Disa prej tyre kanë mushkëri të dëmtuara rëndë, deri në masën 50%.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.
Gjatë seancës dëgjimore të martën më 2 nëntor u evidentua pamundësi e Trokës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, që sipas tij kanë shërbyer si një prej burimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera.
Gjithashtu, u konstatua papajtueshmëri mes detyrës së gjyqtarit dhe ushtrimit të aktivitetit privat si fermer nga ana e subjektit. Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa për një kërkesë të tijën për çeljen e hetimeve edhe për figurën e profesionalizmin u tha se do të shqyrtohej para vendimmarrjes përfundimtare.
Troka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara prej tij ndër vite sit ë përfituara nga bujqësia, si dhe të uleshin shpenzimet jetike duke argumentuar se nevojat bazike i kishte plotësuar nga prodhimet e fermës familjare.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.
Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës.
Shehu drejtuar Manastirliut: Na keni bërë sallatë ruse me vaksinat
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sa i përket cështjes së vaksinimit të qytetarëve. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Shehu tha se në Shqipëri po bëhej vaksinimi i qytetarëve me vaksina të ndryshme të cilat nuk ishin të certifikuara ndërkombëtarisht nga EMA dhe tha se kjo po sillte një mosbesim dhe numër të lartë viktimash. E gjithë khjo I ngjan si një sallatë ruse.
Manastirliu nga ana tjetër u përgjigj se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se kjo ishte një përpjekje për dezinformim. Sipas saj të gjitha vaksinat në vend janë të certifikuara dhe përdoren në dhjetëra shtete të botës.
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sa i përket cështjes së vaksinimit të qytetarëve. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Shehu tha se në Shqipëri po bëhej vaksinimi i qytetarëve me vaksina të ndryshme të cilat nuk ishin të certifikuara ndërkombëtarisht nga EMA dhe tha se kjo po sillte një mosbesim dhe numër të lartë viktimash. E gjithë khjo I ngjan si një sallatë ruse.
Manastirliu nga ana tjetër u përgjigj se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se kjo ishte një përpjekje për dezinformim. Sipas saj të gjitha vaksinat në vend janë të certifikuara dhe përdoren në dhjetëra shtete të botës.
Deputeti demokrat, Tritan Shehu: Si duket Ballkani i Hapur është i hapur edhe përsa i përket vaksinave të pacertifikuara, vaksinat kineze që në BE nuk qarkullojnë fare nuk lejohen të përdore. Edhe Kosova pranon vetëm vaksinat e certifikuara nga EMA. Ndërsa ne kemi bërë një sallatë ruse me lloj lloj vaksinash. Në këto kushte po vazhojmë të kemi humbje jetësh.
Cdo bëhet me vaksinat e pacertifikuara dhe si do ecet me vaksinimin e moshës së re dhe të tretë?
Njëherë u thonit shqiptarëve se do të përdonit vaksina të certifikuara, sot keni bërë të kundërtën prandaj nuk kanë besim njerëzit tek ju. Nuk bëhet këto me gjuhën e forcës. Nuk dini t’I bëni këto sepse I trajtoni njerëzit si qenie të dorës së dytë, ashtu si Faraonët bënin me sklleverit dikur.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu: Ju falenderoj për thirrjen e interpelancës mbi cështjen që do ta quaja më të rëndësishmen sot sepse lidhet me mbrojtjen nga virusi ndërkohë që vendet europiane kanë vënë alarmin lidhur me pandeminë e të pavaksinuarve. Jam i bindur se edhe ju e dini se vaksinimi është procesi për të mbajtur përhapjen e virusit. Një proces që ka pësuar dëmtime nga persona të cilët kanë përhapur lajme të pavërteta dhe jo ekspertiza. Në vitin 2020 ministria e Shëndetësisë hartoi një dokument që vazhdon të mbetet udhërrëfyesi ynë, planin kombëtar të vaksinimit anti-covid ku përcaktoheshin masat që duhen ndërmarrë.
Në këtë proces u përfshinë të gjithë hallkat e sistemit shëndetësor. Ne siguruam një marrëveshje me kompaninë Pfizer. Falë përpjekjeve të kryeministrit ne siguruam lëvrimin e 500 mijë vaksinave Pfizer. Sot e them se falë këktyre përpjekjeve arritëm të vaksinonim personelin mjekësor. Ne arritëm të vaksinonim mësuesit në një kohë shumë të shpejtë. Brenda muajit mars siguruam edhe 500 mijë vaksina të tjera duke nisur fushatën e vaksinimit tek grupmoshat më të rrezikuara.
Me keqardhje kam vënë re tendenca për të keq informuar. Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri janë të aprovuara nga OBSH dhe nga organizatat ndërkombëtare. Janë pranuar në dhjetëra vende të botës.
Banorët e Maliqit në protestë/ Shkolla pa kushte, fëmijët po vuajnë
Banorët e fshatit Shën Gjergj kanë dalë në protestë ditën e sotme për kushtet e vështira dhe amortizimin e shkollës së fshatit.
Mësohet se në këtë shkollë mësojnë 40 nxënës dhe u dueht të përballen me kushtet e vështira të dimrit.
Prej vitesh në shkollën 9 vjeçare të fshatit Shën Gjergj nuk është vënë dorë çka ka bërë që fëmijët të detyrohet të zhvillojnë mësimin në ambiente të ftohta, me tavane që rrezikojnë të shemben e me tualete jashtë funksionit. Për prindërit kjo situatë është bërë e lodhshme dhe kërkojnë një zgjidhje për problemin ndërsa fëmijët tregojnë se e kanë të veshtirë të zhvillojnë mësim në këto kushte.