Kapet një furgon me mbi 20 emigrantë të paligjshëm në fshatin Drenovë. Drejtuesi i mjetit është larguar me vrap nga vendngjarja. Është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Aksioni vetëm pak minuta më parë, klandestinët janë marrë në drejtorinë e kufirit për deklaratat.
Parler Albania
20 vjeçari që punonte si roje parkimi plagoset dhe dërgohet me urgjencë në spital, arrestohet autori
20-vjeçari Aurel Shino, punonjës parkimi në një kompleks turistik, është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga një thikë në anën e majtë poshtë brinjëve. Konflikti sipas raportimeve ka ndodhur jashtë vendit të punës, në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.
Njoftimi i Plotë i Policisë
Sarandë/Plagosi me mjet të mprehtë një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi Aurel SHino, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .
Abazoviç vazhdon me diskursin pro-serb, pas përkrahjes së kreut të kishës Otodokse serbe, paralajmëron kundërshtarët politikë: Karakteri kriminal ka vdekur…
Dritan Abazoviqi, zëvendëskryeministër i Qeverisë pro-serbe në Mal të Zi, përveç që ka përkrahur shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë, ka shfrytëzuar edhe hapësirat televizive që të sulmojë kundërshtarët e tij politik.
Abazoviqi në emisionin informativ të televizionit malazez ‘Vijesti’, ka komentuar deklaratat e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, i cili tha se helikopteri me të cilin u bartën Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije në Podgoricë, i shërben interesave serbo-madhe.
“Nga faktorët e paqes dhe stabilitetit, DPS tani është bërë një grup për bashkësinë ndërkombëtare, i cili përveçse shoqërohet me prapavijë kriminale, tani shoqërohet me ekstremizëm me elemente të terrorizmit”, ka deklaruar ai.
“Ata u shfaqën disi si nismëtarët që ishin më shumë në favor të skenarit që supozohej të kishte pasoja fatale. Ishte një përpjekje për të futur Malin e Zi në destabilizim të përhershëm dhe me elementë shpërbërjeje. Të gjithë janë përgjegjës, nëse ka një të tillë në Zyrën e Prokurorit”, ka shtuar tutje ai.
Të njëjtit gjatë ditës i është publikuar fotografia nga Podgorica, ku është parë zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.
Abazoviq është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më proserbe të Malit të Zi, në 30 vjetët e fundit.
“Jam lojtar që dua të luaj, por kur trajneri s’të fut nuk duhet të bëhesh me nerva”, Broja flet pas ndeshjes me Hungarinë
Protagonisti absolut në sfidën ndaj Hungarisë, Armando Broja, ka treguar se ai ndihet krenarë për këtë moment dhe për golin e realizuar.
Për “Supersport” sulmuesi në pronësi të Chelseat ka thënë:
“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.
Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.
Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e
duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin
A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”.
19 vjeçarja në Tiranë hetohet nga policia, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, dëshmia e vajzës: Më propozoi të shkonim në hotel…
Nje 19 vjecare nga kryeqyteti është vendosur nen hetim nga prokuroria e Tiranes per kanosje dhe falsifikim te te dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instagramin ajo kërcënoi një vajze te mitur duke i kërkuar asaj qe te lidhej me te.
15 vjecarja, e cila është gjimnaziste, tregoi se u ngacmua nga një femër te cilën e njohu një vit me pare gjate ndeshjes kombëtare te futbollit per vajza. Nga ana tjetër vajza e akuzuar me inicialet A.F këmbëngul se ka qene e lidhur me denoncuesen dhe se mbas ndarjes ne dëshpërim e sipër ajo vendosi ta kërcënoje.
Sipas materialit hetimor e mitura zbuloi se përveç llogarisë se saj dikush kishte hapur disa adresa Instagrami me te njëjtin identitet. Por kur ju lut qe ti mbyllte, gjimnazistja tregon ne prokurori se personi ne anën tjetër ishte një femër si ajo qe kërkonte lidhje brenda te njejtes gjini.
“Vajza me emrin A.F propozoi qe te qëndroj një nate me te ne hotel ne te kundërt ajo tha se nuk dorëzohej dhe se do ti shkruante kujtdo qe njihja”, referohet e mitura ne shkresat e prokurorisë, ndërsa ky version vërtetohet edhe nga këqyrja kompjuterike. Por ndërkohe 19 vjecarja e vene nen hetim ka pretenduar se mes tyre kishte patur një lidhje intime, qe sipas saj u mbyll nga gjimnazistja pa i dhëne asnjë shpjegim.
“Fitore e merituar, me kta çunat e rinj do kemi ndeshje të bukura”, tifozët tepër entuziastë pas fitores kundër Hungarisë
Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë e luajtur në Elbasan Arena, ku kuqezinjtë arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0.
Kjo ishte një ndeshje shumë e vlefshme pasi shërbente për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit për kualifikim në fazën tjetër të “Katar 2020”.
Në lidhje me ndeshjen, janë prononcuar edhe disa tifozë kuqezi të cilët janë shprehur se fitorja e sotme ishte e merituar dhe se prisnin shumë nga grupi i rinj i lojtarëve.
“Fitore e merituar, me kta çunat e rinj do kemi ndeshje të bukura”– u shpreh njëri prej tifozëve.
Po kalonte rrugën me vajzën 2 vjeçare në krahë, momenti i frikshëm kur motorri i tërheq zvarrë për 30 metra
Një aksident i tmerrshëm është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Bradford, ku një burrë me foshnjë në krah, është tërhequr zbarrë nga një motor. I riu, 32 vjeç, po kalonte rrugën kur një motoçikletë e mori para për rreth 30 metra.
Fatmirësisht, foshnja shpëtoi në mënyrë të pabesueshme me prerje dhe mavijosje të vogla, ndërsa babai ka pësuar dëmtime serioze në këmbë dhenë fytyrë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Elbasani ty të do!” Futboll dhe politikë, në mes të ndeshjes Shqipëri-Hungari, ngrihet droni në mbështetje të Ballës
Një rast aspak i zakontë është regjistruar në ndeshjen Shqipëri-Hungari, që po zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Gjatë pjesës së parë, mbi fushën e blertë është ngritur një dron me një banderolë ku shkruhej: “Taluant Balla, Elbasani ty të do”.
Kjo mbase vjen si pasojë e emërimit të Taulant Ballës si drejtues politik në qarkun e Fierit dhe zëvendësimin e tij me Damian Gjiknurin.

Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i riu përplas me makinë këmbësoren 59 vjeçare, dërgohet menjëherë në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Sipas informacioneve, rezulton se një 29-vjeçar nga Tepelena ka përplasur me makinën e tij tip “Audi” këmbësoren H. K., rreth 59 vjeçe.
59 vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se nuk ka rrezik për jetën.
Njoftimi i Plotë i Policisë
Librazhd/ Informacion paraprak
Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rrerh 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
80 të helmuar në Prishtinë, të gjithë në spital, morën pjesë në një varrim, kanë këto simptoma: Të vjella, marrje mendsh, diarre…
Një tjetër helmim në masë ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës. Mediat vendase raportojnë së në spital kanë shkuar rreth 80 qytetarë me të vjella, marrje mendsh dhe diarre. Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të ushqimit, por nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar reaksionin në masë.
“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore,”-thuhet në media.
Fillimisht pacientët kryen testin anti-COVID pasi simptomat janë të ngjashme, por asnjë prej tyre nuk doli pozitiv, duke lënë helmimin të vetmen mundësi për ta.