32-vjeçari Manuel Rrapushi akuzon Bashkinë e Kolonjës, dhe kryetarin e saj Erion Isai për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.
“I kam dy vajza, njërën e kam 5 vjeç dhe tjetrën e kam 3 vjeç dhe i kam dërguar në jetimoren e Korçës. Ra tërmeti dhe nuk kisha se ku t’i mbaja. Kisha një plak të sëmurë dhe plaku ngaqë ka qëndruar në çadër ka ndërruar jetë”, ka treguar banori.
“Bashkia më ka thënë që do të më gjejë punë. Asgjë deri më sot. Dhe një ndihmë ekonomike 35 mijë lek që kishim na e kanë ndërprerë, dhe na thonë tani 18 mijë lek, me ato lek nuk mund të shkosh deri në Korçë. Ishalla Zotit bëhet diçka, por me këtë kryetar bashkie që kemi vetëm premtime ka, por asgjë nuk është bërë. Më mirë të iki se të rri”, tregon Rrapushi.