Home aktualitet Balluku në kantier: Ura do ketë dizajnin më të mirë,jemi pothuajse gati

Balluku në kantier: Ura do ketë dizajnin më të mirë,jemi pothuajse gati

nga Parler Albania

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shkuar sot në kantierin ku po kryhen punimet për tunelin e Llogarasë.

Ajo teksa inspektonte zonën me inxhinierët u shpreh se ky projekt po shkon përtej pritshmërive duke pasur jo vetëm anën funksionale por dhe atë të dizajnit që do i japë bregdetit pamje madhështore.

Punimet për tunelin e Llogarasë kanë nisur që në 14 nëntor të vitit 2021 ku afati për dorëzimin e projektit ishte 33 muaj.

Hyrja e tunelit do të jetë rreth 500 metra ndërsa koha do të shkurtohet nga 7 deri në 10 minuta.

Balluku: Në hyrje të tunelit pamë shtresa të rrezikshme megjithatë ecuria në 60 ditë është e shkëlqyer. Gjatë verës do kemi një befasim sa i takon kësaj rrugë.

Kalova një ditë shumë të ftohtë për të ardhur e për të inspektuar të gjitha rrugët në këtë rajon, jemi në një të ftohtë polar.

Ndodhemi në hyrje të tunelit dhe për mua është një ditë e shënuar, stafet janë në krye të detyrës dhe makineritë në punë. Për arsye sigurie nuk do futemi brenda por kemi shpresa që punimet do ecin para.

Sa i përket dizajnit ka atë më të mirin si urë, krahas funksionit për një shkurtim të rrugës, do ketë dhe pamje fantastike pasi mundëson hyrjen për në bregdet, Rivierës së Jugut.

Ditët e fundit duke qenë se të gjithë ata që lëvizin në jug më dërgojnë foto duke thënë qenka me dy tunele, faktikisht është ai i emergjencës njëri.

Kanë disa kritere teknike për ndërtimin e tyre, çdo 500 metra ka një dalje emergjente. Nga gjithë studimet e fizibilitetit volumi I trafikut në këtë zonë përputhet me tunelin dhe kapacitetet e tij.

Ju mund te pelqeni dhe