Home aktualitet Balluku zbulon hapin e rradhës/Bashkëpunimi italo-shqiptare

Balluku zbulon hapin e rradhës/Bashkëpunimi italo-shqiptare

nga Parler Albania

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në rrjete sociale shkruan se është realizuar takimi i parë i nivelit politik Komitetit të Përbashkët italo-shqiptar, për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Sektorin e Infrastrukturës, Energjisë dhe Agroindustrisë.

Ajo shprehet se ky bashkëpunim, vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Zhvilluam  takimin e parë të nivelit politik të Komitetit të Përbashkët për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Sektorin e Infrastrukturës, Energjisë dhe Agroindustrisë. 

Një hap tejet i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies së shkëlqyer mes dy vendeve tona dhe konkretizimit të bashkëpunimit me projekte dhe nisma me përfitime për qytetarët tanë”, shkruan Balluku në rrjetin social Facebook.

Ju mund te pelqeni dhe