Banorët e fshatit Shën Gjergj kanë dalë në protestë ditën e sotme për kushtet e vështira dhe amortizimin e shkollës së fshatit.
Mësohet se në këtë shkollë mësojnë 40 nxënës dhe u dueht të përballen me kushtet e vështira të dimrit.
Prej vitesh në shkollën 9 vjeçare të fshatit Shën Gjergj nuk është vënë dorë çka ka bërë që fëmijët të detyrohet të zhvillojnë mësimin në ambiente të ftohta, me tavane që rrezikojnë të shemben e me tualete jashtë funksionit. Për prindërit kjo situatë është bërë e lodhshme dhe kërkojnë një zgjidhje për problemin ndërsa fëmijët tregojnë se e kanë të veshtirë të zhvillojnë mësim në këto kushte.