Ish-kryeministri Sali Berisha, nga studio e emisionit “Now” i është përgjigjur kritikave të Lulzim Bashës në lidhje me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.
Berisha u shpreh se mendon ende se ndryshimet kushtetuese janë thellësisht demokratike dhe ato janë marrë nga modelet që ofrojnë vendet perëndimore. Megjithatë ish-kryeministri nuk u deklarua kategorikisht kundër nëse PD do të ulej me Partinë Socialiste për t’i ndryshuar ato.
“Padiskutim që reforma territoriale është jetike për vendin. Reforma territoriale nuk bëhet se e kërkon opozita, ajo duhet t’i imponohet Partisë Socialiste.
Për sa i përket reformës zgjedhore, e dinë njerëzit qëndrimin tim, që nga 92’shi deri sot Kodi Zgjedhor është ndryshuar në çdo zgjedhje, është ndryshuar dhe do të ndryshojë dhe ka qenë brenda kornizës së vendeve demokratike.
Për sa i përket ndryshimeve të 2008-ës unë i kam quajtur thellësisht demokratike. Megjithatë ka patur vërejte, por unë nuk mund të them apriori se jam kundër ndryshimeve.
Unë mendoj se ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ato janë normale dhe janë bazuar në vendet e tjera demokratike
Për sa i përket reformës territoriale, pa ia imponuar Partisë Socialiste nuk ndodh, pasi duhet të ketë vota. Kjo nuk përbën bashkëqeverisje. Për sa i përket Kodit Zgjedhor vetëm Edi Rama i ka bërë i vetëm ndryshimet, por s’do mund ta bëj dot më”, tha Berisha.