Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha , gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka drejtuar mesazhe ish-kryeministrit Sali Berishës.
Teksa, vazhdonte replikat në Kuvend, i është drejtuar edhe Berishës për ndihmë , duke treguar qartazi panikun që ai ka nga ‘’Foltorja’’ me demokratët.
Ai thekson se nuk dëshiron të jetë pjesë e llumit. Ndër të tjera, shpreh se nuk mund të pështyjë 16 vitet e bashkëpunimit me Berishën. Por, duhet që PD-ja të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës për demokratët dhe shqiptarët.
“Kemi nisur dhe do e çojme deri në fund pastrimin tonë. I referohem edhe partneritetit me Sali Berishës. Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e përbaltjes dhe llumit.
Por, nuk kam ndërmend të pështy as 16 vitet e bashkëpunimit me Berishën.
Pyes veten çfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës për demokratët dhe shqiptarët.
Fatkeqësishrt ajo rrugë ka nisur dhe të merr edhe ty tatëposhtë dhe nuk ka fuqi ta ndalë. Nuk ka Zot që të shpëton”-tha Basha.