Menjëherë, pas mbylljes së protestës jepet reagimi i parë nga ana e kryetarit të PD-së, z.Lulzim Bashës, i cili njofton për bashkëbisedim dhe deklarim për mediat ndaj protestës së sotme.
Atij iu desh ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të marrë nën kontroll situatën e tensionuar mes dy palëve.
Bëhet me dije, nga burimet e Dibra On, se shumë mbështetës të Berishës tentuan të hynin në katin e dytë, ku ndodhej Basha me një grup deputetësh dhe krerë lokalë të PD-së të mbrojtur me dyer të blinduara. Sipas raportimeve të para ka të lënduar në protestën që zgjati më shumë se 2 orë, ndërsa më pas policia shoqëroi dhe shumë të rinj.
Tashmë, pritet se si është reagimi i Bashës ndaj kësaj proteste.