Home aktualitet Bashës i del gjumi herët nga replikat e demokratëve

Bashës i del gjumi herët nga replikat e demokratëve

nga Parler Albania

Lulzim Basha, ka nisur të zgjohet herët në mngjes, ditët e fundit. Duke risjellë në vëmendje nëpërmjet postimeve të tij në rrjete sociale që në mëngjes.

Duket se reagimi njëzëri i demokratëve për largimin e tij, e kanë larguar edhe nga gjumi.

Kreu i PD-së në largim Lulzim Basha, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ripërsëritur kërkesën për Vetting në politikë.

Sipas tij që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vetting në politikë.

Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve.

Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet #vettingnëpolitikë

Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare”, shkruan Bashan  në rrjete sociale.

Ju mund te pelqeni dhe