Deputeti i zgjedhur i partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me një postim të bërë në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku këshillohen qytetarët amerikanë që vizitojnë vendin tonë, të bëjnë kujdes në lidhje me pandemin e Covid-19, si dhe të shmangin Lazaratin si pasojë e situatës kriminale aty.
Shehu shprehet se shpreson që ky të jetë një lapsus ose një hakerim provokativ, pasi si përfaqësues i qarkut të Gjirokastrës në Kuvend garanton cilindo se situata është tejet normale.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Ëeb Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.
Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ.
Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.
E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe.
Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA.
Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve.