Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ka vendosur që të mbledh veç e veç drejtuesit lokalë të PD-së, pas një mbledhje të madhe që bëri me ta dy ditë pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.
Na ana tjetër, Berisha ka nisur turin e takimeve në të gjithë vendin me bazën demokrate, ku ka shpallur dhe lëvizjen e tij për një PD më të fortë, më demokratike dhe më të bashkuar. Të dy synojnë të kenë sa më shumë mbështetës në arritjen e drejtimit të PD-së.
Po ashtu, ditën e djeshme nuk munguan as kundërshtimet, debatet e forta mes antarëve të PD’së. Një prej tyre ishte Flamur Noka, i cili e akuzoi Bashën si përgjegjësin kryesor të përcarjes së PD-së.
Ndërkohë, Basha duket I vendosur në vendimin e tij, se nuk do të ketë asnjë Kuvend Kombëtar që të diskutohjë vendimin e tij të pakthyeshëm.
Pas turit në Tiranë, Berisha do të ndalet pasditen e sotme në takim me demokratët në qarkun e Fierit.