Home aktualitet Berisha sypatrembur ndaj gazit lotsjellës

Berisha sypatrembur ndaj gazit lotsjellës

nga Parler Albania

Në një kohë që selia e PD është marrë në dorë nga efektivët e ndërhyrjes së shpejtë, Sali Berisha ende nuk është larguar nga oborri i godinës, ndërsa mbajti dhe një deklaratë për mediat.

Berisha tha se e gjitha kjo që po ndodh është kriminale, ndërsa u pyet dhe për gjendjen e tij shëndetësore, pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Berisha: Ndërhyrje kriminale, ky ishte skenari i paralajmëruar që dje, asgjë nuk na ndal ne në realizimin e qëllimeve tona.

 Lulzim Brava tregoi fytyrën e tij, protesta do të vazhdojë deri në realizimin e qëllimit tonë. Ju e shihni barbarinë  ndaj protestuesve, gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyeshme.

Ju mund te pelqeni dhe