Home Politikë Braçe ‘shpërthen’ në Instagram për ardhjen e afganëve: Këto gratë që shajnë në rrjete sociale shpresoj të mos jenë me mjekër dhe me mustaqe

Braçe ‘shpërthen’ në Instagram për ardhjen e afganëve: Këto gratë që shajnë në rrjete sociale shpresoj të mos jenë me mjekër dhe me mustaqe

nga Parler Albania

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zgjedhur të komentojë për situatën në Afganistan përmes diçiturës së një fotoje të shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Teksa ka shpërndarë një fotot nga Afganistani i vitit 1972 dhe një të ditëve të sotme, ku në foton e vitit ’72 tregohen disa gra jo të mbuluara dhe të veshura me stil, ndërkohë që në foton e ditëve të sotme shihen talebanët e armatosur, Braçe shprehet me ironi se shpreson që vajzat dhe gratë shqiptare që po kundërshtojnë ardhjen e afganëve në vendin tonë, të mos jenë me mjekër dhe me mustaqe.

“KANE ARDHUR TALIBANET! JA CFARE I KA BERE FONDAMENTALIZMI ATIJ VENDI! Keto grate qe po shajne neper rrjete sociale pranimin e grave afgane ne rrezik jete prej Shqiperise, shpresoj te mos jene me mjeker e mustaqe!”- shkruan Braçe.

https://www.instagram.com/_u/erionbrace/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9083a550-5839-4b9d-be31-32b5c2b2ddaa&ig_mid=D289F633-F374-48EC-962E-1EF963EB47C2

Ju mund te pelqeni dhe